Përmeti klasifikohet ndër qytetet më të rëndësishme përsa i përket formimit të muzikës popullore qytetare me saze. Ndër sazexhinjtë më të shquar të trevës Përmet- Leskovik janë ata të përqëndruar fillimisht pranë sazeve të Usta Medi Përmetit (rreth 1910-1930) dhe më pas ato të Vangjel Leskovikut (rreth 1930-1940) dhe Gaqo Lenës. Sazet e këtyre mjeshtrave (kur vetë luajnë në vegla dhe vetë këndojnë), respektuan gjithashtu edhe formulën e interpretimit të isos, duke bërë krahas rolit instrumental-shoqërues në këngë, esdhe atë të grupit të isos(i cili defato mungon), iso shoqëruese me vegla dhe me zë. Ndërtimi më i preferuar për sazet ka qënë 1 gërnetë 1 qemane dhe 2 llauta.Defi nuk ka qënë përdorur në formcionet e para të sazeve, si në Përmet ashtu edhe në Leskovik. Si pjesë të kulturës muzikore me saze të Përmetit, do të përfshihen edhe Sazet e njohura me emrin: Sazet e Radio Tiranës më 1939 të drejtuar nga Usta Jonuz i Lamçes me gërnetë, Hysen Ibrahimi, Nazif Mamaqi Sabri Fehmiu, Sadik Azbiu me vjolinë dhe këngëtar, Mane Lela me llahutë.
Një vend të pa diskutushëm në zhvillimin e sazeve nga vitet 50 të shek. XX e në vazhdim e zënë sazet e Usta Laverit. Vete sazet kanë pësuar disa riorganizime stukturore, shumë të domosdoshme, të cilat kanë reflektuar para së gjithash orjentimin artistik të krijuesit të tyre, Usta Laverit. Në vitin 1951 ato përbëheshin nga një gërnetë, dy llahuta, dy fizarmonika, për të ardhur në formacionin e tij të qëndrueshëm të vitit 1975 (e deri më sot) të përbërë nga gërneta, një llahutë, një firzamonikë, def dhe violinë. Ato janë konceptuar si edhe si saze klasike, pra që vetë intrepetojnë në vegla dhe vetë këndojnë, por dhe si formacion shoqërues i këngëtarëve të tjerë popullorë. Formacioni klasik i sazeve të Usta Laverit që u njohen tej mbanë në veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare si“ Bilbilat e Përmetit” përbëhen nga: Usta Laveri – gërnetë, Lefter Nurka – në fizarmonikë, Sulejman Lame – këngëtar dhe fizarmoniçist , Xhelal Zeqiri – këngëtar dhe llahutar , Krenar Mane – në dajre , Llazo Vangjeli – në violin. Si vazhdues të denjë të Sazeve të Usta Laverit zhvillojnë sot veprimtarinë e tyre artistike në qytetin e Përmetit “ Grupi Sazeve të Qytetit të Përmetit, me gërnetar Josif Shukollari.