Artet e shfaqes, muzika dhe vallja

Kënga, ose luajtja e një instrumenti, janë forma shprehjeje që praktikohen nga njeriu në një larmi të madhe kontekstesh: vetëm ose së bashku, në punë ose në kohën e lirë, privatisht ose publikisht, si pjesë e një ceremonie ose feste, përballë pikëllimit ose dashurisë.
Vallja është një formë arti ku një person lëviz trupin e tij, zakonisht në mënyrë ritmike sipas muzikës, për të prodhuar një përvojë estetike, për t’u argëtuar, si një aktivitet shoqëror ose për të shprehur diçka përmes kërcimit.
Shfaqet teatrore tradicionale ndërthurin zakonisht aktrimin, këngën, vallëzimin dhe muzikën, dialogun, rrëfimin ose deklamimin, por gjithashtu mund të përbëhen nga shfaqe kukullash ose pantomime.