Artizanati tradicional

“Artizanat” është puna, nëpërmjet së cilës objektet e nevojshme dhe dekorative janë të punuara tërësisht me dorë dhe mjete të thjeshta.
Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumllojshmërinë e saj dhe numrin e madh të ekzemplarëve.
Spikatin veçanërisht kostumet popullore, punimet në dru, në gur, në hekur, bakër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkurë, lesh, punimet në vegje, qilima e sixhade, punimi i veglave popullore, sharki, çifteli, birbila etj., që veç të tjerash janë dëshmi e identitetit tonë kombëtar.
Në vendin tone juanë shtuar dhe ripërtërirë në mënyrë të përsosur pazaret karakteristike sidomos në qytetet Krujë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, ku dallohen prodhimet artizanale të shumëllojshme dhe niveli i lartë estetik i tyre.