Gjuha, traditat dhe shprehjet e folura

Traditat dhe shprehjet e folura përfshinë një gamë të gjerë formash prezantimesh kulturore, si fjalë të urta, gjëegjëza, tregime, vjersha për fëmijë, legjenda, mite, shaka, këngë, poema dhe magji. Me ndihmën e traditave dhe shprehjes gojore, mund të transmetohen njohuri, vlera kulturore e sociale dhe kujtime të përbashkëta.
Gjuha mbart dhe trasmeton trashëgiminë kulturore jomateriale të shumë bashkësive. Gjuhët jetojnë në këngë dhe tregime, gjëegjëza dhe poezi. Kështu, mbrojtja e gjuhëve dhe trashëgimi i traditave të shprehjeve gojore janë të lidhura ngushtë mes tyre. Gjuhët dhe dialektet përcaktojnë se si tregohen tregimet ose poezitë dhe gjithashtu ndikojnë në përmbajtjen e tyre.