Si të shtoni një element?
Në këtë faqe ju mund të paraqisni një element të ri në regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Së pari ju duhet të krijoni një llogari duke u regjistruar me emailin tuaj në kategorinë “Ejani dhe Kontribuoni” e cila ndodhet tek “Faqja Kryesore” e këtij regjistri.
Pasi të keni vendosur në këtë faqe informacionin e kërkuar, klikoni tek “Regjistrohuni” dhe në email-in tuaj personal do ju vijë një link i cili mundëson hapjen e një faqeje të re ku do të mund të plotësoni kartelen e elementit që doni të propozoni.
Udhëzime mbi plotësimin e kartelës
Filloni të plotësoni seksionet bosh në kartelë sipas pikave më poshtë:
1. Identifikimi i elementit të TKJ
2. Karakteristika të elementit
3. Gjendja e elementit të TKJ
4. Kufizimet dhe lejet për të dhënat
5. Referenca në lidhje me elementin
6. Të dhënat e inventarit
Kjo kartelë ju mundëson të shtoni edhe fotografi, video e dokumenta të tjera të elementit tuaj tek seksioni “Drag & Drop Files Here”.
Mos harroni të ruani informacionet që shënuat në këtë kartele, duke shtypur butonin “Dërgo” në fund të faqes. Në këtë mënyrë i gjithë materiali i plotësuar nga ju do të jetë dërguar në email-in zyrtar të TKJ.
Faleminderit!