Ahengu shkodran
Ahengu shkodran

Kënga aheng, duke filluar që nga fundi i shek. XVIII e në vazhdimësi, si krijim muzikor deri në vitet 40 të shek.XX, pati një përhapje e shtrirje të gjërë. Këngët aheng nuk u krijuan të bazuar në stilin tradicional vendas. Termi shkodran nënkupton që edhe falë ndikimit të muzikës orientale u bë ndryshe nga ҫdo lloj këngë tjetër. Kjo këngë u bë e tillë falë mënyrave sesi u përshtat melodia apo kënga orientale në mjedisin shkodran, sesi ajo vazhdoi të transformohej e krijohej nga ahengegjijtë (ahengxhinjtë)  vendas, duke i përshtatur herë pas here kësaj këngeve elemente melodike, ritmike e stilistikë të traditës muzikore vendase.

Këngët mbetën pjesë e rëndësishme e dasmave, kremtimeve familjare, për qejf, nëpër shtëpitë karakteristike shkodrane, në oborre e bahҫe, nën hijen e manit e më vonë në skena koncertale, radio e ekrane televizive, duke bërë prej vitesh edhe jetë artistike të pavarur. Instrumenet që luanin ahengegjijtë janë: sazja, qemane (violinë), dajre, etj.

Sazja është instrument kordofon me prejardhje orientale. Përbëhet nga 10 tela. Pjesa më me vlerë është ndarja e shkallën në bishtin e saj. Pjesa e parë e tastierës jep disa mikrotone, pjesa tjetër me gjysëm tone. Në Ahengun Shkodran ka patur rolin e udhëheqësit të melodisë. Jeta e saj në krupin e ahengut përfshin rreth 150 vite. Vetëm në Shkodër mbeti si instrument i pa temperuar. Futja e sistemit makam turk (shkallë muzikore) pati rol të rëndësishën në zhvillimin e kësaj kënge. Tiparet dalluese e kanë bërë këngën aheng unike në të gjithë Shqipërinë. Grupi më i hershëm që njohim deri sot është ai i krijuar nga Mehmet Shllaku, në fund të shek.XVIII.

Këngët e ahengut shkodran (Kliko këtu)