1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Ceremoniali i dasmës...
Ceremoniali i dasmës shkodrane
  1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Ceremoniali i dasmës...
Ceremoniali i dasmës shkodrane

“Ceremoniali i dasmës” janë ritet që realizohen në përgatitjen e martesës. Në këto praktika muzika zë vendin kryesor dhe shoqëron çdo moment të ritit. Rituali i përgatitjes për martesë realizohet në tre faza kryesore: fejesa, përgatitja për martesë dhe dasma.

Fejesa, njohja e familjeve dhe ndërrimi i shejit që kurorëzon bashkimin e dy të rinjve në periudhën e njohjes, e cila zakonisht shkon deri në një periudhë dy vjeçare.

Pregatitja për dasëm realizohet si nga familja e vajzës (nusja), ashtu edhe nga familja e djalit (dhëndri). Kryesisht, për të shprehur gëzimin e këtij eventi të rëndësishëm, ajo realizohet brenda një jave, 7 ditë.

Ritualet më kryesore që zhvillohen brenda kësaj jave janë: hapja e lajmit për martesën e vajzës apo të djalit (leçitja në kishë), prezantimi i nuses me veshjen karakteristike të martesës, hapja e dhuntisë dhe dërgimi i saj tek dhëndri, pritja dhe përcjellja e të afërmve dhe dashamirësve të dy familjeve, pritja e shoqërisë së djalit dhe të vajzës, ardhja e krushkëve (si nga vajza ashtu edhe nga djali), porositë që familjet iu transmetojnë vajzës edhe djalit, si dhe përcjellja e nuses ( ku krijohet një atmosferë e veçantë dhe festive e cila zgjat afërsisht një orë dhe pastaj përcjellja e nuses tek dhëndri, ku përsëri pritet me një atmosferë të njëjtë). Gjithë ky ceremonial i dasmës shoqërohet me grupe këngësh që i përshtaten secilit nga këto momente.

Festimet arrijnë pikën kulmore në momentin kur të ftuarit ulen në banketin/darkën e përgatitur për këtë rast (dasma). Në qoftë se në të gjitha momentet e lartpërmendura si lëndë muzikore kryesore janë këngët-valle, në banket ajo është më pak e pranishme.