Kënga Qytetare Shkodrane ka lindur dhe është zhvilluar në qytetin e Shkodrës, në rrethana dhe zhvillime të caktuara historike. Kjo këngë në rrjedhën e shekujve ka fituar tipare të përcaktuara me një fizionomi origjinale përsa i përket gjuhës muzikore, tekstit poetik dhe mënyrës së interpretimit.
Këto këngë fillimisht të krijuara nga artistë të talentuar, nëpër vite janë asimiluar nga populli. Në Këngët Qytetare Shkodrane bëjnë pjesë këngët e Ceremonialit të dasmës dhe Ahengut qytetar. Gjithashtu ka edhe disa këngë të tjera si: këngët mitunore (“Nina nana”), këngët e fëmijëve (“Mirëdita për kollana”), etj. Në shtresimet më të hershme janë këngët e dasmës ose vallet e kënduara. Në shumë raste këto këngë janë kënduar edhe në festimet e shtregullave (shilarëse që vendoset poshtë një peme të madhe), shetitje, gëzime shoqërore dhe familjare, etj.
Në aspektin e interpretimit, Këngët Qytetare Shkodrane këndohen në grup, por ndërmjet tyre ka edhe këngë solistike që janë kënduar nga këngëtarë me aftësi të veҫanta vokale. Kryesisht këngët e ahengut, që i përkasin marrëdhënieve të veҫanta me kulturën orientale, janë shoqëruar me formacione instrumentale, që në faza të ndryshme janë pasuruar me instrumenta që i janë përshtatur asaj muzike (klarineta, violina, kitara, fizarmonika, kontrabasi, etj.)
Këto këngë jetojnë në një lidhje të fortë shpirtërore me popullin që është bartës i saj. Pavarësisht se vetë qyteti ka pësuar shumë ndryshime në aspektin urban, mënyrat e komunikimit dhe në jetën sociale ajo vazhdon të pasurohet me krijime të reja, që në përmbajtje i përgjigjen këtij realiteti.
1. Dasho Shkrelit. (Fjalët dhe muzika Sheuqet Kruja)
2. Sa e bukur je natyrë. (Fjalët dhe muzika Sheuqet Kruja)
3. Nëpër fusha ndër kodrina. (Fjalët dhe muzika Sheuqet Kruja)
4. Maraku moj m’ka xan mue. (Fjalët dhe muzika Adir Ujkashi)
5. Ti je hylli i bukurisë. (Fjalët dhe muzika Jonuz Gushta)
6. Pashë dy sytë e tu si drita. (Fjalët dhe muzika Zef Leka)
7. Lule borë. (Fjalët Zef Pali, muzika Simon Gjoni)
8. Me lule t’buk’ra. (Fjalët Aleksander Gera, muzika Tish Daija)
9. Krushqve. (Fjalët Aleksander Gera, muzika Tish Daija)
10. Kaçurrelat. (Fjalët dhe muzika Gac Çuni)
11. Doli nana në çardak. (Fjalët Vehbi Bala, muzika Çesk Zadeja)
12. Kur prendon dielli. (Fjalët Zef Leka, muzika Leonard Deda)
13. Margjelo. (Fjalët Filip Ndocaj, muzika Prenkë Jakova)
14. Synin si qershija. (Fjalët Zef Zorba, muzika Prengë Jakova)
15. Ndalu vashë. (Fjalët Çesk Ndreca, muzika Mark Kaftalli)
16. Si lule zambak. (Fjalët dhe muzika Pjetër Gaci)
17. Qytetit tim. (Fjalët Alfred çapaliku, muzika Pjetër Gaci)
18. A e don djalë nji vajzë. (Fjalët Lajde Staku, muzika Oleg Gjerga)
19. Nusja na ka ardhë. (Fjalët Tahir Kastrati, muzika Zef Çoba)
20. E kam hapë derën bujare. (Fjalët Dodë Kaçaj, muzika Zef Çoba)
21. Këndoni se ka ardhë pranvera. (Fjalët Shyqyri Alushi, muzika Zef Çoba)
22. Lule asht qyteti im. (Fjalët Tahir Kastrati, muzika Zef Çoba)
Close