Mulliri me ujë përveç bluarjes së drithërave, përdoret edhe për larjen e rrobave.
Mullixhiu Ermal Bleta tregon se këtë profesion e ka të trashëguar nga babai i tij Lefter Bleta dhe mulliri i tij me ujë është i ndërtuar rreth viteve 1780 nga Ali Pash Tepelena.
Pjesët e këtij mulliri janë :
Mokra vihet në lëvizje nëpërmjet një helike metalike të vendosur nën pjesën e poshtme të saj. Uji vjen nga lartësia gati 5 metra nëpërmjet kanalit mbi mulli dhe nga sasia dhe presioni i madh i ujit vihet në lëvizje helika e mullirit e cila gjatë rrotullimit të shpejtë dhe fërkimit të dy mokrrave vihet në funksion bluarja e bereqetit.
Kokrrat e drithit bien njëra pas tjetrës në mesin e mokrës që rrotullohet vazhdimisht. Një mekanizëm i thjeshtë druri që rrëshqet mbi sipërfaqen e palëmuar të mokrrës komandon sasinë e kokrrave të drithit që presin për t’u bluar. Poshtë mokrrës del mielli i sapobluar që mblidhet në një rezervuar , para se të hidhet në thes.
Çelësi i ndezjes së mullirit është i rëndë prej hekuri në formën e shkronjës T, ai shërben për fikjen dhe ndezjen e mullirit.
Timoni i matjes së hapësirës për coptimin e bluarjes së bereqetit, kur bluajmë imët apo ashpër. Nëpërmjet këtij çelësi diferencojmë hapësirën e llojit të bluarjes së imët për njerzit , apo bereqet të ashpër për blektorinë etj.
Hambari i hedhjes së bereqetit. Pasi drithi bie në gurin e mokrrës , ai bluhet nga rrotullimi i dy mokrrave dhe mielli i perfituar nga kjo bluarje bie në rezervuarin e ndërtuar apostafat për këtë qëllim, ose hambarin e bereqetit siç quhet ndryshe.
Dërstila : Në katin e poshtëm të mullirit ndodhet Turbina dhe Dërstila.
Dërstila shërben për larjen e robave të rënda, si batanije, velenxa, mbulesa, perde etj.
Mulliri ushqehet me ujin e lumit të Bënçës, i cili me anë të një sifoni zbret me vrull në turbinën e mullirit. Uji që del nga turbina shfrytëzohet për të vënë në punë mekanizma të tjëra në formën e çekiçave që shërbejnë për të rrahur shajakun.
Mënyra e larjes së rrobave të leshta në dërstil . Sharkun e leshtë apo gunën e bariut e lyejmë me ilaç të bollshëm dhe e hedhim në rezervuarin e larjes duke e lënë aty për 45 minuta. Sifoni i ujit zbret, me vrull në turbinë drejt rezervuarit të larjes dhe aty nga presioni i madh, lëvizjes të disa mekanizmave të goditjes (çekiça) dhe lëvizjes së sharkut në ujin e vrullshëm bëhet pastrami nga papastërtitë. Pas këtij proçesi, roba ndëret në diel, për tu tharë.
(Në materialin video Ermal Bleta, Tepelenë)