1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Pukë
  4. Loja e kapuçave
Loja e kapuçave
  1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Pukë
  4. Loja e kapuçave
Loja e kapuçave

Loja e kapuçave është një lojë shumë shekullore e luajtur në të gjitha trevat veriore. Kjo lojë luhej gjatë periudhës së dimrit, sepse netët ishin më të gjata. Kishte raste që kjo lojë zgjaste pothuajse gjithë natën. Brenda fshatit mbrëmjeve pas darke, burrat bashkohen në një nga shtëpitë, në odën e burrave dhe luajnë kapuçash. Ata ndahen në dy grupe. Lojtarët më të mirë janë protagonistë të lojës dhe ndajnë grupet duke zgjedhur me rradhë.

Loja ka si qëllim fshehjen e një kokrre nëpër kapuça, e cila mund të jetë groshë, ose misër, ose sipas rastit një objekt i vogël.

Për këtë lojë, edhe pse quhet loja e kapuçave, mund të përdoren edhe papuçe, ose doreza. Kur protogonisti i njërës skuadër fsheh kokrrën duke i luajtur gjithë kapuçat, skuadra tjetër duhet që ta gjejë atë dhe nëse nuk e gjen, skuadra kundërshtare fiton pikën. Ajo skuadër që arrin të bëjë 100 pikët e para është fituese. Pjestarët e skuadrës fituese kanë të drejtën të thurin vargje e këngë, që vënë në lojë pjesëtarët e skuadrës humbëse. Kjo, më së shumti bëhet kur skuadrat kanë rivalitet të madh mes tyre. Në të kundërt kur skuadrat respektojnë njëra-tjetrën, në shenjë respekti, tolerojnë në lojë edhe skuadrën tjetër, me qëllim që edhe ata të këndojnë këngët e tyre. Në këtë rast “tallja” me vargje është më e lehtë.