Realizimi i një objektit me baltë në qark kalon në këto proçese:
Përpunimi i baltës me dorë për heqjen e flluskave të ajrit dhe unifikimit.
Vendosja e baltës në qendër të qarkut.
Ngritja e baltës dhe modelimi i formës.
Heqja e baltës ose objektit nga qarku dhe vendosja për t’u tharë dhe procesi i trimimit (modelim dhe punim i detajeve me steka).
Pjekja. Pasi objekti është tharë plotësisht (zgjat 1-3 ditë) bëhet pjekja e parë në furrë me dru (pjekje biskote me 1100 gradë).Më tej vazhdohet meglazurimin, dekorimin, veshjen me kristalina (në këtë proçes i jepet objektit ngjyra e dëshiruar) dhe pjekjen përfundimtare me 970 gradë pas glazurimit.
Ndërtimi i taselave (forma negative të objektit në allçi që shërbejnë për shumëfishim të objektit).
Ndërtimi i formës bazë në baltë të njomë.
Derdhja në allçi dhe marrja e negativit të objektit të plotë.
Prerja e negativit dhe krijimi i këmishës që mban formën e bashkuar që të jetë sa më praktike gjatë hapjes.
Përpunimi i shligerit (baltë me ujë) dhe derdhja e tij në tasel (formën e negativit të objektit), pas 30 minutash bëhet zbrazja dhe heqja e shligerit të tepërt. Pas 24 orë zmontohet taseli dhe lihet që të thahet 1-2 ditë. Zmerilimi i formës së përftuar dhe futje në furrë për pjekje si tek përshkrimi i pikës 2 më sipër.