Prodhimi dhe përdorimi i llokumes së bajamtë bëhet 10 deri në 15 ditë para se ajo të konsumohet, pas kësaj periudhe humbet freskinë, shijen dhe forcohet.
Për prodhimin e llokumes së bajamtë nevojiten:
Thelbinjtë e bajames të cilat sigurohen që në vjeshtë nga çdo familje, shpesh nga pemët e tyre. Pasi i çajmë bajamet, thelbinjtë i seleksinojnë që ato të jenë sa më të plota dhe të pastra pasi ndikojnë në shijen e llokumes. Thelbinjtë shtrohen në një tepsi duke i lënë deri sa të thahen. Më pas hidhen në një qese prej rrobe dhe ruhen derisa të përdoren.
Uji i trëndafilit i cili sigurohet gjat muajit maj nga trëndafili aromatik.
Përgatitja e Llokumes.
Meret një sasi thelbinjsh bajameje në varësi të numurit të llokumeve që do të bëhen. Thelbinjtë i hedhim në një tenxhere me ujë dhe i vëmë në zjarr.E lëmë tenxheren në zjarr deri sa uji të filloi të valoje. Pasi i kemi hequr nga zjarri, kullojme ujin dhe fillojmë qërimin e lëkurës së thelbinjve. Thelbinjt e qëruar përhapen në një tepsi dhe i lëmë njëfarë kohe derisa të thahen. Më tej marim një havan bronxi, apo porcelain dhe hedhim në të një dorë thelbinjsh bajamesh dhe fillojme shtypjen e tyre. Duhet patur parasysh që thelbinjtë të mos shtypen imët dhe të ruhet nje kokërrizë e vogel pasi shtypja e imët i humbet shijen e bajames. Përgatitja e brumit bëhet në një tenxhere të thellë, në të cilën hidhet bajamja e miellëzuar. Në fillim hedhim një dorë pluhur sheqeri dhe e përziejmë me miellin e bajames. Më tej marim një filxhan çai me uji trëndafili dhe hedhim pak nga pak në tenxhere dhe me duar bejmë përpunimin e brumit. Rëndësi të veçantë ka përgatitja e brumit, i cili duhet të përpunohet me dorë në atë masë që të mos jetë shumë i butë, por dhe jo shumë i fortë. Pas përgatitjes së brumit i jepet forma e llokumes sipas kallëpit që kemi në dispozicion. Nga masa e brumit shkëputim copëza, të cilat i sjellim rrotull me të dy duart duke u dhënë formën e sferave. Secilën prej tyre e ngjeshim fort tek forma. Pasi i heqim nga forma i hapim në një tepsi dhe i lëmë të përthahen për 10 – 15 ditë dhe pastaj i konsumojmë. Llokumjet e bajamta përdoren sidomos në raste ceremonish të veçanta, të tilla si fejesa dhe dasma, si qerasje e parë për miqtë.
(Në materialin video Polikron Londo, Përmet. Tel: +355694895952)