1. Home
  2. Qarku i Korçës
  3. Bashkia Pogradec
  4. Përgatitja e tavës...
Përgatitja e tavës së koranit
  1. Home
  2. Qarku i Korçës
  3. Bashkia Pogradec
  4. Përgatitja e tavës...
Përgatitja e tavës së koranit

Tava e koranit me qepë dhe arra, është një gatim tradicional i zonës bregliqenore të Pogradecit. Ai është një gatim i veçantë i cili shoqëron familjet pogradecare në ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tyre. Për shkak të kushtëzimit prej faktit se korani gjendet vetëm në liqenin e Pogradecit, ky gatim është më i përhapur në zonën bregliqenore. Ai konsiston në gatimin e peshkut koran në tavë balte shoqëruar me qepë dhe ujë liqeni (siç është mënyra më tradicionale e gatimit).

Për 4-5 persona nevojiten

2 peshq 300-400 g.

4-5 qepe te kuqe.

3-4  lugë gjelle vaj ulliri

4-5 thelpinj hudhër.

2-3 lugë gjelle arra të shtypura.

Leng limoni, verë e bardhë, kripë, piperi zi, uthull e bardhë.

Përgatitja e tavës së koranit me arra Qepa së bashku me koranin, janë baza e këtij gatimi. Zakonisht në Pogradec për këtë tavë përdoret qepa e kuqe e Linit. Në fillim grihet qepa jo shumë hollë pasi do të shkrijë në temperaturën e furës. Më tej pastrojmë nga lëkura një domate dhe e presim në feta ose kubikë të vegjël. Fillojmë me kavërdisjen e qepës në vaj ulliri deri sa ajo të zbutet. Më pas shtojmë domaten dhe vazhdojmë kavërdisjen. Shtojmë erëzat, dafinën , piperin e zi, kripën, hudhrat , i trazojmë me lugën e drurit dhe i shuajmë me ujë. Pasi përzierja të jetë bërë disi homogjene, e shtrojmë në tavë dhe sipër vendosim peshqit të pastruar më parë. Sipër peshkut hedhim salcën e përbërë nga verë e bardhë, limon, uthull, vaj ullliri. Tavën e futim në furrë për rreth 90 minuta me 180 gradë, me qëllim që qepa të bëhet kremoze. Përpara se ta servirim , shtojmë edhe disa arra të grira.