1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Proverbat filozofike të...
Proverbat filozofike të Dukagjinit
  1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Proverbat filozofike të...
Proverbat filozofike të Dukagjinit

Fjalët e urta janë thënie të shkurtra të figurshme, me shumë kuptime, të nxjerra nga përvoja popullore, të lidhura me kohën dhe vlerat jetike të saj. Ato transmetojnë logjikë, ligje, parime dhe këshilla, nisur nga rrethanat e jetës.

Këto thënie, ndër më të spikaturat, janë krijuar dhe përdoren në zonën e Dukagjinit, duke u bërë lajtmotiv dhe ligj në kuvende e pajtime nga burrat e mençur.

Këto thënie të urta janë klasifikuar e përdorur në disa mënyra:

Fjalë të urta

Druri i keq, s’ban flakë, as zjarr;

Pa lshu fill nuk bahet lamshi;

Kërko vend, aq sa ke mend;

Muri i jetës është fjala;

Kush fal, ven paq’ me vetin;

Gardhi i fortë ban kojshinë e mirë;

Kush vesh inatin, ç’vesh arsyen.


Thënie filozofike me rimë

Kur lëndon atë që t’përkdhel, ke me puth çizmen që t’shkel;

Pa ra në kthetra t’varfërisë, s’ja din vlerën pasurisë;

Mos digj librin për një rresht, as jorganin për një plesht;

Dituria pa të drejtën, ësht’ një zjarr që djeg vetveten;

Në një shpi me shumë stenica, gjithmon’ qum’shtin ia u pin mica;

N’daç një popull me marr dreqi, vene n’krye me sundue i keqi.

Gjëagjëza argëtuese dhe inteligjente

Ma e mirë dashuria pa unazë apo unazë pa dashuri;

Ma mire të jesh i vlerës apo i suksesit;

Ma i randë faji i mikut apo i armikut;

Ma mirë të urrejë dikush apo me të dashtë rrejshëm;

Ma mirë një vujtje e vërtetë apo g’zimi i rremë.