1. Home
  2. Qarku i Gjirokastrës
  3. Bashkia Përmet
  4. Punë dore. Qëndisja...
Punë dore. Qëndisja me age.
  1. Home
  2. Qarku i Gjirokastrës
  3. Bashkia Përmet
  4. Punë dore. Qëndisja...
Punë dore. Qëndisja me age.

Qëndisja me age, është një qëndisje karakteristike e veçantë, tërheqëse dhe e shumëllojshme, për shkak të lartësisë dhe trashësisë së pushit që realizohet prej saj. Kjo lloj qëndisjeje njihet dhe është traditë e të gjithë zonave etnografike të Gjirokastrës. Ёshtë një teknikë e lashtë qëndisjeje ndërmjet tipit gobelina dhe velenxës, e cila përdoret për zbukurim jastëqesh, rrugicash, boçesh si dhe vepra arti.

Procesi i realizimit të qëndisjes me age ndjek këtë rrjedhë: Në fillim pikturohet modeli (me ngjyra) që do të qëndisim, pastaj përgatitet tellarua (4 cm më e madhe se konturet e vizatimit). Tellarua vishet me kanavacë dhe më pas modeli kopjohet në kanavacë.

Kjo qëndisje realizohet nga pjesa e pasme e jastëkut, rrugicës etj. Për realizmin cilësor të këtij procesi është e rëndësishme të qëndiset duke respektuar vizatimin e pikturuar sipas ngjyrave. Trashësia e pushit varet nga lloji i gjilpërës (ages) që do të përdoret. Kur trashësia e pushit duhet të jetë akoma më e vogël, qëndisja e realizuar mund të “qethet”. Si hap i fundit, punimi mund të lyhet me ngjitës të lëngshëm për të shtuar rezistencën e qëndisjes në kohë.

(Në materialin video Stavro  Çati, Gjirokastër)