1. Home
  2. Qarku i Gjirokastrës
  3. Bashkia Përmet
  4. Punë dore. Qëndisja...
Punë dore. Qëndisja punë kryq
  1. Home
  2. Qarku i Gjirokastrës
  3. Bashkia Përmet
  4. Punë dore. Qëndisja...
Punë dore. Qëndisja punë kryq

Qëndisja me punëkryq është një punim artizanal interesant, i cili bazohet në kryqëzimin e fijeve vertikale me ato horizontale duke krijuar katrore.

Kjo është një lloj qëndisjeje ndër më të lashtat dhe përdoret sidomos për të krijuar ornamente gjeometrike. Njihet në masë, si qëndisje bazë nga të gjithë të interesuarit për artin e qëndisjes. Ky punim, shquhet për elegancë, kombinimin e ngjyrave dhe mjeshtërinë e ekzekutimit.

Punimi mund të realizohet në çdo lloj materiali që është i thurur me fije vertikale dhe horizontale (pëlhurë, thes, kanavace etj.). Gjithashtu edhe fijet që përdoren për të realizuar qëndisjen mund të jenë të çdo lloji (pambuk, mëndafsh, lesh etj.), mjafton që të pershtaten me materialin e përzgjedhur për qëndisje. Në kostumet popullore, kjo qëndisje është përdorur kryesisht për zbukurimin e mëngëve të këmishave, por edhe të çorapeve. (p.sh simetria në një palë çorape, motivet dhe ngjyrat e njërës kembë nuk ndryshojnë nga ato të këmbës tjetër).

(Në materialin video Stavro  Çati, Gjirokastër)