1. Home
  2. Qarku i Gjirokastrës
  3. Bashkia Përmet
  4. Punë dore. Thurja...
Punë dore. Thurja me shtiza
  1. Home
  2. Qarku i Gjirokastrës
  3. Bashkia Përmet
  4. Punë dore. Thurja...
Punë dore. Thurja me shtiza

Thurja me shtiza, daton rreth shekullit XVII, pasi janë gjetur gjurmë të hershme të saj në të tetë zonat etnografike të Gjirokastrës. Kjo lloj dijebërje gjeti lulëzim në shekullin XVIII. Ajo realizohet me 2 ose më shumë shtiza dhe fije të ndryshme sipas dëshirës.

Procesi fillon me hedhjen e “thileve” dhe më tej kalimi i fillit nëpermjet shtizave me teknika të ndryshme, bën të mundur realizimin e një shumëllojshmerie thurjesh.

Teknika bazë e thurjes me shtiza është punimi “çorape” dhe punimi “llastik”.

Disa lloje punimesh janë:

Mënga: Ky lloj punimi realizohet me pesë shtiza. Fillon nga llastiku me hedhjen e thileve sipas trashësise së dores. Ky është një punim i cili realizohet pa lidhje ose qepje anësore.

Llastiku: Realizohet me 2 shtiza dhe përdoret kryesisht për veshjet e fëmijëve të vegjel.

Gersheti: Gjerësia dhe gjatësia e gërshetit përcaktohet nga dëshira dhe varet nga numri i thileve që punohen. Teknikisht thilet e punuara ndahen në 2 gjysma, të cilat “përdridhen” ose këmbehen me njëra- tjetrën (gjysma e thileve të punuara që janë përpara shkojnë prapa dhe anasjelltas).

Kokër orizi: Nga rreshti në rresht bëhet ndërrimi i thileve. Thileja, e cila në reshtin e parë punohet çorape, në rreshtin e dyte punohet llastik, e kështu me rradhë.

(Në materialin video Margarita Çati, Gjirokastër)