1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Punimet në filigran
Punimet në filigran
  1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Punimet në filigran
Punimet në filigran

Filigrani është një formë e përpunimit të ndërlikuar të metaleve duke filluar nga stolitë delikate prej ari dhe argjendi .

Këto stoli, zakonisht prej ari dhe argjendi, bëhen me rruaza të vockla ose fije të përdredhura, që të dyja në kombinim, të bashkuara ose në sipërfaqen e një objekti të të njëjtit metal dhe të rregulluar me motive artistike.

Argjendi i përdorur në punimet e filgranit duhet të jetë i një cilësie të lartë.

Procesi i pare është shkrirja e argjendit me teknikat tradicionale, me qymyr druri apo me gaz.

Më tej bëhet derdhja e metalit në lingotë në forma të ndryshme, nga të cilat më e përshtatshmja është lingota e hollë dhe e gjatë, telëzimi dhe petëzimi me kalandër (rollingmill) sipas diametrave të ndyshëm.

Udhëzimi (formëzimi i telit sipas formës së dëshiruar ) realizohet me anën e shablloneve (forma të sheshta prej metali bakër që ndimojnë në dhënien e formës), duke ndjekur një skicë të paracaktuar, me dorë të lire.

Më tej kalohet në procesin e pikjes me gazogjen  të telave të udhëzuar duke krijuar një strukturë solide (pikja realizohet me anën e një lënde “sekrete”, pluhur që përmban elementë të ndryshëm në raporte të ndryshme, melhem). Puna vazhdon me mbushjen e strukturës me elemente dekorative kryesisht sirale (laca, zogj) dhe larjen (pastrimi nga elementet e mbetur nga pikja me acid mineral) Në fund kryhet procesi i luçidimit me anën e barabanit (Një depozitë e vogël, e cila ka në brendësi rruaza milimetrike çeliku të cilat lëvizin në mënyrë centrifugale).