Punimi artizanal i cyles dyjare
Punimi artizanal i cyles dyjare

Cul dyjare ose longari zakonisht përgatitet nga druri i panjës ose i piksit, i cili pritet  në vjeshtë.  Druri i panjës gjendet në Krahinën e Kardhiqit, ndërsa piksi gjendet shumë rrallë.

Mënyra e përgatitjes artizanale të cylës dyjare :

Në fillim pritet një bllok druri katërkëndësh rreth 40 cm i gjatë dhe rreth 10 cm i trashë, latohet nga të dy krahët me sqepar dhe lëmohet me thikë. Tek pjesa që do të vihet në gojë, ”birbilat” çahen me një thikë të hollë; Hapen 4 vrima në krahun e djathtë dhe tre në krahun e majtë. Të gjitha masat merren me sy të lirë. Pasi punohet në formën e një pllake, tytat vijëzohen gjithashtu me dorë të lirë.

Gjatë punës përdoren disa lloje thikash: thika me ballë, thika me majë për të bërë birbilat dhe një turjelë për vrimat.

Në fund të punës, gdhenden elementet dekorative si lule apo motive popullore, zogj si dhe simbole kombëtare. Procesi i fundit është ai i llakosjes.

(Në materialin video Mane Dinaj, Gjirokastër)