1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Malësi e...
  4. Punimi artizanal i...
Punimi artizanal i Xhubletës
  1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Malësi e...
  4. Punimi artizanal i...
Punimi artizanal i Xhubletës

Xhubleta është një veshje e punuar me dorë e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar e ziles. Xhubleta konsiderohet si elementi identitar i grave malësore në Shqipërinë e Veriut. Për shkak të morfologjisë dhe semiotikës së veçantë të xhubletës, mjeshtëria e saj vlerësohet shumë.  

Ajo përfshin aftësi specifike në përgatitjen e shajakut, prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike si dhe montimin e të gjithë elementëve që përbëjnë xhubletën. Në ditët e sotme xhubleta është kryesisht e zezë me motive shumëngjyrëshe të qëndisura.

Xhubleta veshje që vishet nga gratë dhe vajzat, me dallim të dukshëm mes tyre, përmes të cilës është kuptuar edhe statusi social i femrës. Vajzat vishen me një rrobë të trashë, të ngrirë prej leshi të bardhë, me shirita horizontalë me ngjyrë të zezë. Gratë e martuara mbajnë veshur një fund në trajtë këmbane, që vjen shumë i valëvitur në fundin e pjesës së prapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur nga breza spiku, një lloj fije e bërë nga gjashtëmbëdhjetë fije leshi të veçanta. Xhubleta mbahet e varur në supe nga dy rripa të gjerë, Elementi kryesor i veshjes me xhubletë ishte shajaku.

Dimensioni semiotik i xhubletës është trashëguar dhe sot reflektohet në përdorimin e veshjes në ngjarje të rëndësishme të jetës si martesa, festat (veçanërisht Logu i Bjeshkëve, një ngjarje shoqërore e parashikuar si një platformë takimi dhe e rigjallëruar në vitet 1990) dhe ritualet e vdekjes.

Në të kaluarën, njohuritë dhe aftësitë e bërjes dhe veshjes së xhubletës transmetoheshin me demonstrim brenda familjes pasi vajzat kishin për qëllim përgatitjen e pajës së tyre. Sot, pak gra posedojnë njohuri për të gjithë procesin, dhe transmetimi i bazuar në familje është i rrallë. Gjithashtu, mungesa e leshit organik të përshtatshëm për prodhimin e shajakut ka bërë që të përdoren lloje të reja leshi. Megjithatë, ky përshtatje mundësoi trashëgiminë e mjeshtërisë së xhubletës, duke dhënë një ndjenjë vazhdimësie pa ndryshuar kuptimin e saj për komunitetin.

Prodhimi i xhubletës kalon në këto proçese: Qethja e bagëtive, shprishja e leshit me gërhanë, tjerrja me furkë, ngjyrosja e fijes së leshit, endja me kosh e spikut, punimi në vegë/tezgjah  elementeve të caktuar, qepja e elementëve me fije leshi dhe me fill metalik. ndërtimi i stolive me serm dhe ar, qëndisja e elementeve pagane dhe qëndisja e elementeve dekorative.

Kur vajzat martoheshin merrnin me vete deri në pesë xhubleta të cilat renditeshin në :

Më e mira”, e cila mbahej deri në pesë vjet.

E mira”, kishte shumë pak ndryshim me të parën.

Mbas të mirës” shumicën e ivave e kishte pa zbukurime.

Para së keqes” dhe “E keqja,” përdoreshin në punët e përditshme dhe ishin pa zbukurime.

Pjesët përbërëse të veshjes me xhubletë: Xhubleta e cila vjen me një fund të gjerë dhe të valëzuar, kraholi, mëngëza, grykëza, kërdhokla, postava, pështjellaku çorape prej leshi “kallcet”, jeleku, shamia apo ruba e kokës, shamitë e mesit, kapica, stolitë dhe zbukurimet prej sermi.