Punimi i kostumit popullor të Gjirokastrës
Punimi i kostumit popullor të Gjirokastrës

Proceset kryesore të përgatitjes së kostumit të gruas gjirokastrite janë: 

Dizenjimi i kostumit dhe motiveve.

Prerja e pjesëve përbërëse,

Qepja dhe qëndisja e elementeve dekorativë.

Kostumi më i bukur dhe më përfaqësues i gruas gjirokastrite është ai me pirpiri si elementi kryesor i tij. Elementet përbërës të këtij kostumi janë:

Festja  (kësula), është në formë rrethore rreth 10 cm e lartë dhe e sheshtë. Festja është me ngjyrë vishnje; në qendër të saj varet një xhufkë ku janë vendosur edhe disa monedha floriri ose imitacione;

Këmisha me mëngë të gjera: Mëngët e gjera fillojnë nga supi deri poshtë tek bërrylët dhe në fund kanë një rreth të qëndisur; Ato i japin hijeshi veshjes dhe nxjerrin në pah bukurinë e femrës. Materiali i saj është tafta e hollë dhe e tejdukshme;

Jeleku pa mëngë; Është me ngjyrë lejla, rozë ose vishnje të thellë. Nga brenda vishet me astar të trashë. Përpara mbërthehet me një thile.

Fustani ose fundi. Në këtë stil kostumi vishet fustan ose fund; Fustanet kanë qëndisje në pjesën e përparme të gjoksit; Fustani bëhet me copa disi të trasha, me ngjyra të celëta.

Futaja mbi fund ose fustan. Përpara vendosen futatë të cilat janë të gjata sa fundi ose fustani. Në pjesën e përparme ato janë të qëndisura me llambro.

Këpucët.  Gratë gjirokastrite veshin “sheshëla” ose këpucë të sheshta që bëhen me shollë dhe me taka; janë të qëndisura në pjesën e sipërme. Gratë veshin çorape të leshta, të punuara me shumë ngjyra; me vija rrethore dhe me rozeta të vogla.

Brezi i gjerë dhe i qëndisur me llambro. Në mes vendoset brezi, i gjerë dhe i qëndisur me llambro; kapet me dy çengela metalikë, që mbërthehen me ganxha.

Pirpiria është një nga veshjet gjirokastrite, e cila është në zhdukje. Pirpia është një veshje tradicionale e grave të qytetit të Gjirokastrës. Pirpirija është elementi më i rëndësishëm dhe i kushtueshëm nga ka marrë emrin kostumi. Ajo mbulon ¾ e këtij kostumi. Pirpirija është një tip mantoje e sipërme, e cila i jep kostumit pamje aristokrate dhe pa mëngë. Ajo është e ndërtuar me stof me ngjyrë të errët pa mëngë, me bel dhe e qëndisur me degëzime të shumta. Ajo është e punuar me fije ari dhe zakonisht qendisej nga burrat. Për të bërë një të tille duheshin disa vite. Pispirinë e mbanin gratë e kamura fisnike të qytetit të Gjirokastrës.

Kondoxhupi: Ndryshe nga të rejat, gratë e moshuara veshin kondoxhup, i cili është një copë kadifeje me ngjyrë të errët dhe me me pellush në pjesët kufizuese nga para dhe në fund. Ai është i trashë dhe me astar, vishej në dimër për t’u ruajtur nga i ftohti.

Mbasi eshtë dizenjuar dhe qepur kostumi vendoset në një manekin apo dicka të ngjashme për t’u parë si është realizuar dhe nësa ka ndonjë difekt.

Për brezat, gjerdanët, dhe sheshëlat , bëhen përpjekje të mëdha ti ofrohen sa më shumë orgjinalit. Kostumi I grave kërkon një kohë për t’u qëndisur gati dy muaj.

(Në materialin video Lizeta Hatika, Gjirokastër)