Punimi i zonarit
Punimi i zonarit

Zonari është pjesë e veshjes popullore të fëmijëve në formën e një brezoreje. Për realizimin e Zonarit, puna bazë zhvillohet në avlëmendë dhe më tej përdoret “teknika çimbo” (punim me gjilpëre), e cila realizohet me fije pambuku me trashësi të ndryshme. Mund të përdoren edhe fije ari ose mëndafshi. Qëndisja realizohet me teknikën e katrorëve ose kryqeve të mbushura vertikale dhe horizontale dyshe dhe është estetike edhe nga pjesa e pasme e zonarit. Qëndisen motive gjeometrike dhe ngjyra më shumë e përdorëshme është e kuqe me të bardhë dhe më pak ajo blu. Këto punime megjithëse të vogla, me vlerat artistike dhe me fizionominë e tyre të vecantë që kanë, qëndrojne me dinjitet në kostumin popullor të zonës.

(Në materialin video  Stavro  Çati, Gjirokastër)