Kafeja e gurit, quhet kështu sepse shtypet në një gur me një vrimë në mes, enkas për këtë qëllim.
Pirja e kafes së gurit, praktikohet në shtëpitë gjirokastrite, si një ritual i mirëpritur pas punëve të përditshme. Kafeja e përgatitur në këtë mënytrë, mer shije dhe aromë të veçantë, bëhet më e ajkosur se kafja turke e zakonshme. Ky ritual është kthyer në një “institucion” sidomos në orët e pasdites ku kryesisht gratë komunikojnë dhe shkëmbejnë biseda për përditshmërinë.
Procesi i përgatitjes së Kafes së Gurit, kalon në tre faza:
Qebapi i kafesë/Pjekja
Pjekja e kafes, bëhej në qebap, një mjet pune i përgatitur posaçërisht për këtë qëllim, i cili është në formën e një cilindri prej llamarine me një dritare të vogël që mbushej me kafe dhe rrotullej gradualisht në zjarr, derisa arrihej pjekja e kërkuar.
Guri/havani i kafesë-Bluarja/Shtypja
Kafeja pasi nxiret nga qebapi, lihet të “djersijë” me qëllim që të nxjerë yndyrën pasi shtypet më lehtë. Më tëj kafeja e pjekur hidhet në havanin e gurtë. Shtypja bëhet me një dorezë hekuri. Procesi kërkon fuqi pasi duhen 600-800 të rrahura, që kafja të shtypet hollë dhe pa kokrriza. Kërkonte gjithashtu dhe vëmendje pasi rrahja duhet të bëhet në qendër të gurit me qëllim që guri të mos krijojë cifla dhe të mos thyhet. Pasi shtypjes kafeja hiqet nga guri dhe përgatitet në xhezve si një kafe turke e zakonshme e shoqëruar me llokume, biskota etj.
(Në materialin video Xhevahire Xhiku, Gjirokastër)