Riti i Llazarëve (Llaxoreve)
Riti i Llazarëve (Llaxoreve)

Ceremoniali i llazarëve, ose llaxoreve sic njihet ndryshe, organizohet të shtunën 8 ditë para Pashkës së Madhe, ditën e kremtimit të  Shën Llazarit. Kjo ceremonia është një ritual pagan me përmbajtje fetare.

Përgatitja fillon ditë më pare ku të rinjtë mblidhen dhe ndajnë rolet  në grup me emërtimet sipas rradhës me veshjet përkatëse:

Baba Shehu: Me kandillaf (kapele si e priftit po e bardhë) me çarcaf si pelerinë, bastun, borie.

Kapedani i parë: Me fustanellë, kamxhik, kamë.

Dhëndëri: Me fustanellë, kamzhik të bukur.

Nusja: Me rroba nusërie.

Kapedani i nuses: Me fustanellë, kamë, kobure.

Doktori: Me bluzë të bardhë, çantë, me syza.

Shejtani: Me rroba të zeza, maskë me bri në kokë, me borie.

Curculja: Vajzë, me kapele të gjatë në kokë me shirita të bukur (quhet çurcule)

Plaka: Me veshje të zeza, me shami në kokë, me furkë, me shportë.

Plaku: Me poture, mustaqe, kapele, në brez ka vënë zile e këmborë.

Përdoren maska pothuaj nga të gjithë.

Të shtunën herët nisen për në fshatin më të largët dhe në fund vijnë në fshatin e tyre. Derë më derë këndojnë këngët e zakonit.

Mirëmëngjesi – dita e gëzuar

Mirëse u gjemë- zotërinë tuaj

Urdhëroni që t’u thomi…

Tokun, Tomi krone roto

Jani (Vasil, Gole, Foto…) kanakari,

Qe nisur e stolisur….

Në fund u bien birbilave, borive, tundin zilet e këmborët. Të zotët u urojnë dhe i gostitin me vezë, karamele, para, arrë, fiq të thatë etj.

Kur të zotët e shtëpisë nuk japin gjë, këndojnë:

Foli dhria dhrisë,

Zonjës së shtëpisë.

Të na japë vezën,

Vezën e llazarëve,

Trima pashallarëve.

Nëse përsëri nuk u japin gjë, këndohet:

Ti kako, që s’na jep venë,

Të bëftë bufi folenë.

Në të katërta qoshetë

Pjesa fetare e këngës:

Moj të gjetë Pashkë e Madhe,

Pa qiri e pa lambadhe

Në fund, në sheshin e kishës së fshatit, zhvillohet festë e madhe më gjithë banorët mes këngësh e vallesh. Llazarët zhvishen  dhe ndajnë mallin e grubmulluar në prani të njëri tjetrit