1. Home
  2. Qarku i Korçës
  3. Bashkia Korçë
  4. Rosicat e Boboshticës
Rosicat e Boboshticës
  1. Home
  2. Qarku i Korçës
  3. Bashkia Korçë
  4. Rosicat e Boboshticës
Rosicat e Boboshticës

Rosica, është një rit që mendohet të ketë zanafillë fetare, por ka marrë trajta të kremtimeve popullore dhe pagane. Nuk ka një datë fikse dhe orientohet me kalendarin hënor, zhvillohet gjithmonë 25 ditë pas Pashke, ditën e mërkurë dhe të enjte. Praktikues të këtij riti janë vajzat dhe gratë. Ditën e mërkurë vajzat, ose edhe gratë dalin duke kënduar e kërkuar nëpër fshat miell, vaj, gjalpë, vezë, etj. Këto harxhe mblidhen nëpër qese, kusi a enë të ndryshme. Praktikueset mblidhen në një apo dy shtëpi, ku nënat e tyre ose vetë ato do të bëjnë gatime të ndryshme rituale, kryesisht me bazë brumi. Dallohet gatimi i lakrorëve me dy petë, byrekëve, petullave, revanisë, pandispanjës, pengjirit, etj. Këto gatime do të ndahen midis grave pjesëmarrëse në rit, si dhe do t’iu lihet diçka edhe atye që, për arsye të ndryshme familjare nuk kanë mundur të jenë të pranishme në këtë festë. Këto gatime ndahen ditën e nesërmen, të enjten 26 ditë pas Pashkës përgjatë drekës rituale e cila zhvillohet në restorant. Restoranti ka marrë emrin e ritit karakteristik të fshatit “Rosica”. Këtu të gjitha gratë e fshatit zhvillojnë një drekë festive me gatimet e tyre rituale, si dhe porosisin gatime të veçanta në restorant. Me përfshirjen e bizneseve, pra  restorantit, dreka rituale ka ndërruar karakter, nuk është më kreshmore, por një drekë ku konsumohet mish.