Riti në Polenë shihet si një kremtim që ju takon tërësisht grave dhe si një karnaval ku do të marrin pjesë vetëm ato. Koha e kremtimit orientohet sipas kalendarit hënor 25 ditë pas Pashkës. Kolëndritja nis të mërkurën, kur vajzat e vogla dalin nëpër fshat për të mbledhur miell, vaj, vezë, gjalpë me torba, shishe e qese. Këto harxhe do të gatuhen nga nënat dhe gjyshet e tyre mbledhur bashkë në disa shtëpi. Të enjten do të ndahen ushqimet e gatuara nga të gjitha gratë e fshatit. Atyre që nuk kanë mundësi të jetë të pranishme ju dërgohet një pjesë nga këto gatime në shtëpi. Gatimet kanë bazë brumi kryesisht, të kripura dhe të ëmbla njëkohësisht. Më të përhapurat janë lakrorët me dy petë, byrekët, petullat, revania, pandispanja, pengjiri, etj. Më pas grate festojnë në një drekë apo darkë të përbashkët ku konsumojnë gatimet e tyre. Kjo drekë mund të zhvillohet në ish-Mencën Shtetërore, ose tek restoranti i vetëm i fshatit “Ilia”. Vajzat e vogla maskohen si plakë, nuse, dhëndër, cigane, etj., përgjatë kolëndritjes së të mërkurës. Ndërsa gratë nën të njëjtat maskime zhvillojnë edhe lojra të tjera gjatë drekës ose darkës. Ndaj është quajtur karnavali i grave.
- Home
- •
- Qarku i Korçës
- •
- Bashkia Korçë
- •
- Rusticat e Polenës
Rusticat e Polenës
- Home
- •
- Qarku i Korçës
- •
- Bashkia Korçë
- •
- Rusticat e Polenës
Rusticat e Polenës