1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Zanati i kovaçit
Zanati i kovaçit
  1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Zanati i kovaçit
Zanati i kovaçit

Kovaçi është një nga zanatet më të vjetër në qytetin e Shkodrës, i cili përpunon kryesisht hekurin me mënyra tradicionale duke i dhene formë, farkëtuar dhe temperuar për të krijuar kryesish vegla pune, enë, paisje të jetës së përditëshme, kangjella , dyer etj.

Procesi i përpunimit të metaleve dhe kalitjes së tyre kalon në disa faza.

Fillimisht meret hekuri që do të punohet dhe bëhet prerja në madhësinë e kërkuar me gërshërë apo tranxhë dore. Ma tej ndizet zjarri me qymyr në vendin e posaçëm të quajtur ndryshe forxhë. Pasi qymyri te jetë skuqur fort,  copat e metalit, futen në mes të qymyrit të nxehtë dhe lihen atje derisa të skuqet mirë dhe të jenë të gatëshme për përpunim.

Metali i skuqur, nxirret nga zjarri, vendoset në kudhër dhe me çekanë punohet sa më i nxhehtë, duke marrë avash avash formën e dëshiruar.

Pas farkëtimit, objekti temperohet në ujë sipas një procesi delikat i cili kërkon përvojë shumëvjeçare. Në fund kryhen mprehje, axhustime të nevojëshme dhe për objekte të caktuara kryhet edhe procesi i trajtimit në vaj liri, për ti dhënë bukuri objektit apo edhe inçizime (vizatimi i teksturave dekorative në mënyrë tradicionale me daltë dhe çekiç), duke krijuar elemente të ndryshme figurative tradicionale.