Zanati i mademxhiut
Zanati i mademxhiut

Në ligjërimin e përditshëm në Gjirokastër përdoret shpesh fjala, “madem”. Disa nga shprehjet janë: ”madem guri”, “madem floriri”, “madem bakri”, “mademet” e thella të vetëdijes dhe pavetëdijes njerëzore, “mademe” të vlerave humane, “mademe” të dashurisë, etj. Mademxhinjtë, janë zanatçinjtë e nxjerrjes së rasave të gurit nga toka. Ustallarët e gurit me disa vegla pune si: vareja, baromina, cfina, lloste, kazmë, potkonj, mina, balestra, e të tjera vegla dhe instrumenta pune, i kanë shkëputur në shekuj malit gurët për kalldrëmet, muret, çatitë, pragjet, shkallët, sprëthet, muslluqet, hamamet, ndëndivanet, oxhaqet, nerohitet, dhe oborret e Gjirokastrës.

Egzistenca e ”qytetit të gurtë” të Gjirokastrës, mbrojtur nga UNESCO si ”trashëgimi kulturore botërore”, që ngjan me një “magje” gjigande prej guri, lidhet së pari me “mademet e gurit” dhe punën e mademxhiut që me teknika dhe instrumenta tradicionale, tepër primitive nxjerrin prej radhojve të Malit të Gjerë, dërrasa guri si lëndë e parë për ndërtimin e gjithçkaje prej guri në Gjirokastër. Fragment artikulli “Lezo Makriu, dërrasaxhiu i Dunavatit shkruar nga Zija Basha . “Qyteti i gurtë”, siç quhet Gjirokastra, nga larg, nga afër edhe brenda saj, të befason sa thua me vehte: “Si është ndërtuar gjithë ky qytet gurë-gurë dhe perla e saj, kalaja legjendë?! Ku është gjetur gjithë ky gurë me te cilin jane krijuar nga duar mjeshtrish këto ndertesa hijerënda guri, njera më e bukur se tjetra?! Por, ky qytet i bukur u ndërtua ndër vite dhe shekuj me gurë te nxjerrë nga thellësite e tokës ku flinin miljona vjet të kohrave gjeologjike nga të tjerë mjeshtera, që ua prishen “rehatinë”, i coptuan duke i shndërruar në dërrasa, kapakë e gurë muri e kalldrëmi. Ata qenë mjeshtrit e mademeve (guroreve). Kam parë si bëhej muri me llaç e pa llaç kur isha i vogël në fshatin tim, si usta Dhoskën, Skender Kallfen, Peçi Koçollarin, Simi Llukanin, korcarin Thanas Gjoken, e te tjere gjirokastritë, Kico Zhdavon, Kristo Qiriakon, Pilo Rajdhon, Priftin duarartë Papa Mihalin e Dakove te gjithe nga Derviciani. Por në këtë shkrim do te rrëfej për mjeshtrin e nxjerrjes së gurit, mademxhiun gjirokastritin Lezo Makriu“.