Si të plotësoni kartelën e elementit?
Gjatë plotësimit të kartelës së elementit që po propozoni, duhet të mbani parasysh si më poshtë:
Në cilën kategori bën pjesë elementi?
Në njërën nga gjashtë kategoritë e paraqitura në këtë regjistër.
Vendndodhja
A është elementi i propozuar i lidhur me një zonë të caktuar në Shqipëri?
Zgjidhni qarkun, pastaj bashkinë.
Cilën zonë tjetër përfshin elementi?
Kush e praktikon elementin apo e njeh mirë atë?
Shkruani se kush e praktikon elementin në ditët e sotme.
A gjallon aktualisht elementi, apo është vetëm traditë ?
Praktikohet ky element në komunitete më të vogla?
Çfarë lloj komunitetesh praktikojnë aktivitete që lidhen me këtë element në ditët e sotme?
Ka OJQ apo organizata të tjera të përfshira në këtë praktikë?
Si praktikohet sot ky element?
Përshkruani si praktikohet elementi.
A ka versione të ndryshme të praktikimit të elementit?
Përshkruani sfondin dhe historinë e elementit.
Si ka ndryshuar elementi me kalimin e kohës?
Përmendni burimet e mundshme të informacionit vetëm në seksionin e duhur në formular (p.sh. artikuj, histori, etj.)
Si bëhet transmetimi i elementit?.
Si përcillet elementi brez pas brezi, nga komunitet në komunitet apo nga një anëtar i komunitetit në tjetrin?
Çfarë mjetesh transmetimi përdoren? (P.sh. kurse, trajnime, ngjarje kolektive)
A përcillet elementi në ditët e sotme ndryshe nga e kaluara? Si ka ndryshuar elementi me kalimin e kohës?
Mbrojtja dhe ruajtja e elementit
A ka ndonjë kërcënim apo rrezik për mbijetesën e elementit?
Cilat janë masat aktuale dhe çfarë duhet bërë më shumë?
Si dokumentohet elementi?
A ka të dhëna të elementit në arkiva apo koleksione?
Si parashikohet e ardhmja e elementit?
Në cilin drejtim po evoluon elementi?
Si ka ndikuar elementi në pjesën tjetër të shoqërisë?
Si ndikojnë shumëllojshmëria dhe format e reja të praktikave në të ardhmen e elementit?
Komunitetet që qëndrojnë pas këtij propozimi.
Nënshkruesit e këtij aplikimi.
Personi i kontaktit, emaili, numri i telefonit, numri i ID-së.
Bibliografi dhe lidhje me burime të jashtme informacioni
Lidhje (linqe) videosh.
Burimet në Web.
Faqet të internetit .
Literaturë dhe artikuj.