Rreth Nesh
Regjistri Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Në vitin 2021, Ministria e Kulturës aprovoi rreth 100 elementë si kandidatë për Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë jomateriale. Raundi i parë i këtij procesi, mblodhi afro 150 aplikime.
Elementet që bëhen pjesë e Regjistrit Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, fillimisht miratohen në parim nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (KKTKJ). Ata bëhen përfundimisht pjesë e këtij regjistri, pas miratimit me Urdhër të Ministrit të Kulturës.
Baza e të dhënave të Regjistrit Kombëtare të TKJ administrohet nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.
Regjistri Kombëtar i TKJ, përditësohet rregullisht. Aplikimet për këtë Regjistër mund të propozohen gjatë gjithë vitit.
Elementë të Regjistrit Kombëtar të TKJ mund të përfshihen në Listat e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore jomateriale me propozimin e KKTKJ dhe miratimin e Ministrit të Kulturës.
Instruksionet dhe informacionet për inventarizimin e TKJ u miratuan në Konventën e UNESCO-s, Paris-2003.
Objektivat e Konventës përfshijnë:
• Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
• Respektimin e TKJ të komuniteteve, grupeve dhe individëve të ndryshëm.
• Promovimin dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e TKJ dhe vlerësimin e saj reciprok në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
• Promovimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërkombëtare.
Udhëzime mbi pjesëmarrjen e komunitetit
Inventarizimi i trashëgimisë kulturore jomateriale
Procedura e aplikimit për Inventarin Kombëtar të trashëgimisë kulturore jomateriale.