Këngët-valle janë trashëgimia më e hershme e muzikës qytetare në Shkodër. Përcaktimi valle nuk do të thotë se këto këngë detyrimisht kërcehen, por kuptimi i mirëfilltë është se ato këndohen. Në grupin e këngëve- valle kanë bërë pjesë grupi i këngëve që lidhen me ceremonialin e dasmës, këngët e shtregullave dhe këngët e shetitjeve (piknik). Nga këngët valle sot praktikohen vetëm këngët e ceremonialit të dasmës.
Bartësit e këngës-valle (ceremonialit të dasmës) ndeshen në disa variante:
Të kënduara pa shoqërim,
Të shoqëruara me dajre,
Të shoqëruara me instrumenta tipikë të ahengut.
Lënda muzikore e këngës-valle ka shërbyer edhe për punën krijuese të kompozitorëve profesionistë, kryesisht shkodranë. Studiuesit e shquar kanë studiuar dhe evidentuar dukuritë me vlera të kësaj trashëgimie.
1. Li bardha nëpër Dri.
2. Nusja në rrugë.
3. Moj unaza rreth me ar.
4. Sa e bukur na doli nusja.
5. Sonte asht e diele mbrama.
6. Broj nji pëllum.
7. Sillet vallja rrotull-o.
8. Shegë e ambël, shegë e butë.
9. Mirë mbrama.
10. Ku kanë ra kto valle mbramë?
11. Ganxhet çilin shtatë e tetë.
12. Kur cohen roast prej lumit.
13. EhEh, po ia ban plaku.
14. Mori drandafillja e bardhë.
15. Me jelek me brandavekë.
16. Hajde t’dalim kah pazari.
17. Bini karajfii i bardhë.
18. Zojë nuse kunata e jonë.
19. Ra hana ndër bajama.
20. Shkova e preva nji gem kumbull.
21. O zambaku i bardhë.
22. Ç’po thotë baba.
23. Fryni nji freski e hollë.
24. Vetull hollën unë kërkova.
25. Ishin mbledhë sutat sumbullore.
26. Lan vasha te guri i lumit.
27. Moj maranxhë e moj limue.
28. Buloi mandi xhanxhafil.
29. Mollë e kuqe top sheqere.
CloseKëngët valle që vazhdojnë të këndohen dhe praktikohen edhe në ditët e sotme (Kliko këtu)