1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Kënga valle shkodrane
Kënga valle shkodrane
  1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Kënga valle shkodrane
Kënga valle shkodrane

Këngët-valle janë trashëgimia më e hershme e muzikës qytetare në Shkodër. Përcaktimi valle nuk do të thotë se këto këngë detyrimisht kërcehen, por kuptimi i mirëfilltë është se ato këndohen. Në grupin e këngëve- valle kanë bërë pjesë grupi i këngëve që lidhen me ceremonialin e dasmës, këngët e shtregullave dhe këngët e shetitjeve (piknik). Nga këngët valle sot praktikohen vetëm këngët e ceremonialit të dasmës.

Bartësit e këngës-valle (ceremonialit të dasmës) ndeshen në disa variante:

Të kënduara pa shoqërim,

Të shoqëruara me dajre,

Të shoqëruara me instrumenta tipikë të ahengut.

Lënda muzikore e këngës-valle ka shërbyer edhe për punën krijuese të kompozitorëve profesionistë, kryesisht shkodranë. Studiuesit e shquar kanë studiuar dhe evidentuar dukuritë me vlera të kësaj trashëgimie.

Këngët valle që vazhdojnë të këndohen dhe praktikohen edhe në ditët e sotme (Kliko këtu)