Azhuri është një nga punimet bazë të punës së dorës në këtë zonë. Aplikohet kryesisht në copa të holla, të cilat përdoren për shami dhe çarçafë dhe për zbukurimin e anëve të tyre. Ai realizohet në disa faza: faza e parë është heqja e fijeve, të cilat hiqen një nga një me gjilperë. Nga numri i fijeve që hiqen, varet edhe trashësia e azhurit. Pas kësaj punohet me gjilpërë dhe pe, zakonisht në të njëjtën ngjyrë me copën. Fijet e copës grupohen në sasi dhe mënyra të ndryshme, në mënyrë që të realizohen lloje të ndryshme azhuresh. Njihen rreth 10 lloje azhuresh si p.sh. azhur piramidë, azhur zig-zag, azhur zinxhir etj.
(Në materialin video Margarita Çati, Gjirokastër)