Mund të rendisim 11 faza për punimin e një ene balte:
Faza e pare- Nxjerrja e dheut të duhur që quhet botë. Bota është e veçantë, është argjilë e ngurtësuar me dy ngjyra gri dhe të kuqe
Faza e dytë- Bëhet tharja e “gurëve”
Faza e tretë- Bëhet bluarja e “gurëve” që shndërrohen në dhe (pluhur balte)
Faza e katërt- Sitet dheu duke hequr çdo papastërti.
Faza e pestë- Bëhet mbrurja e dheut. Përzihet dheu së bashku dhe mbruhet me ujë të nxehtë, derisa dheu kthehet në baltë.
Faza e gjashtë- Prodhimi i enës në çark. Gjatë kësaj faze, ndërtohet dhe i jepet forma e plotë enës së baltës, e cila bëhet me dorë, proces që zgjat 2 deri në 3 orë.
Faza e shtatë- Tharja e enës në mënyrë natyrale, që zgjat një javë.
Faza e tetë- Pasi është ngurtësuar, enën e afrojmë te furra me temperature jo shumë të madhe, deri sa të thahet totalisht. Kjo kërkon afersisht një ditë.
Faza e nëntë- Pjekja e enës në furrë. Në këtë fazë ena futet totalisht në furrë me temperaturë të lartë dhe lihet aty deri sa të skuqet totalisht.
Faza e dhjetë- Pasi ena është e skuqur totalisht, nxirret menjëhere nga furra dhe pa u ftohur fare, lyhet e tëra me dhjamë kafshe.
Faza e njëmbëdhjetë- Ftohja dhe pastrimi me ujë i enës ( Larja)