1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Punimi i pëlhurave...
Punimi i pëlhurave në tezgjah
  1. Home
  2. Qarku i Shkodrës
  3. Bashkia Shkodër
  4. Punimi i pëlhurave...
Punimi i pëlhurave në tezgjah

Prodhimi artizanal i pëlhurave në tezgjah.

Materiali  përbërës kryesor për endjen e pëlhurave është pambuku me cilësi të lartë.

Pambuku importohet kryesisht nga Italia por herë-herë edhe nga brenda Shqipërisë.

Janë gjithsej 6 proçese të cilat duhet të realizohen në mënyrë shumë profesionale që të prodhojmë një pëlhurë në tezgjah.

Në fillim fijen e pambukut e vendosim në rrakela. Rrakelat i vendosim në kafaz.

Proçesi i parë i cili është ai i endjes. Gjatë endjes çdo fije duhet të merret dhe kryqëzohet në mënyrë të caktuar.

Pas endjes, vijon procesi i mbulimit. Ky proces kryhet nga dy persona, ku njëri mbështjell fijen në shul, kurse tjetri liron fijet.

Mbasi kemi realizuar proçesin e mbulimit, fijen e vendosim në tezgjah ku kryejmë përshkimin në liq. Proçesi realizohet përsëri nga dy persona ku njëra merr fijet , tjetra i jep. Secila prej fijeve kalon dhe në shpat.

Proçesi i katërt është marrja në shpat. Në këtë proçes të njëjtat fije që janë marrë në liq, këtu merren dyshe secila prej tyre.

Përshkimi në liq dhe marrja në shpatë janë procese që duan rreth 3 orë të realizohen.

Pas marrjes në shpatë lidhen fijet dhe fillon proçesi i endjes së pëlhurës në tezgjah.

Pas endjes së pëhurës në tezgjah vjen proçesi i fundit, i cili është qëndisja. Në këtë proçes qëndiset njëra anë përpara, bëhet mbushja, mjedisi dhe pastaj qëndiset dhe ana tjetër në të njëjtën mënyrë që, secila të kombinojë në vijën e duhur.

Qëndisja realizohet me anë të gjilpërës dhe shkon nga 12 orë gjer në 3 ditë punë.

Dizenjot janë të ndryshme dhe fillojnë që nga ato të personalizuarat me emra njerëzish gjer tek kafshët shtëpiake dhe objekte të ndryshme.

Ngjyrat janë të shumëllojshme dhe merren të gatshme. Ngjyrat më të forta kushtojnë më shumë.

Ngjyrat e forta janë: E kuqja-datro, e zeza-nero,  portokallia-korn, kreta,  grija-monako, grixho medio, e gjelbra-prato, verde.

Ngjyrosja në mënyrë tradicionale:

Ngjyra e zezë : Për tu përftuar ngjyra e zezë merret bima e frashërit kur është kohë e mire (kur nuk ka rënë shi). 5-6 ditë para ngjyrosjes futet në një enë me ujë. Ditën e ngjyrosjes vlohen dhe hiqen gjethet e frashërit. Futet fija në ujë, mbulohet dhe lihet të ftohet. Pastaj lahet dhe nxirret për tu tharë (terur).

Ngjyra verre (kafe e hapët): Për të përftuar këtë ngjyrët përdorim bimën e verrës.

Ngjyra e kuqe: Për të përftuar ngjyrën e kuqe futet boja në një enë me ujë të vluar. Pastaj futet fija, i cila lihet te vlojë 5-6 minuta. Hiqet ena nga zjarri dhe lihet të ftohet. Më pas fija lahet dhe nxirret për tu tharë (terur). Në ngjyrosjen tradicionale të pëlhurave të tezgjahut nuk janë përdorur shumë ngjyra. Ngjyra e kuqe ka pasur përdorimin më zotërues, e bardha gjithashtu, ndërkohë që ngjyrat më pak të përdorura kanë qenë ngjyra e zezë, blu dhe jeshile.