Udhëzime për pjesëmarje


Çfarë mund të përfshihet në këtë regjistër?

  • Shembuj të trashëgimisë kulturore  jomateriale, në thelb të së cilës janë dijebërjabërja-artizanati, praktikimi dhe kalimi i zanatit apo mjeshtërisë nga një person tek tjetri.
  • Traditat dhe zakonet në Shqipëri, të cilat transferohen nga një brez në tjetrin ose që i tejkalojnë kufijtë e brezave.
  • Gjithashtu kënga popullore, vallja popullore, meloditë popullore, shprehjet gojore, lojrat popullore, ritualet, gatimet tradicionale, artet e spektaklit, njohuri të lidhura me natyrën.

Kush mund të bëjë propozime?

  • Shoqata;
  • Komunitete të ndryshme (p.sh. praktikues, grupe, bartës brenda një zone të caktuar gjeografike ose tematike, organizata në këtë fushë);
  • Individë ose grupe individësh.

Kush nuk mund të bëjë propozime?

  • Organizatat tregtare
  • Organizatat politike

Kush kujdeset për këtë regjistër?

Ministria e Kultures nëpërmjet strukturave të specializuara dhe institucioneve në varësi të saj,  administron, editon, kujdeset dhe rezervon të drejtën të kërkojë rregullime të nevojshme në këtë regjistër.

Kushtojini vëmendje të veçantë faktorëve të mëposhtëm:

Paraqitjet në këtë regjistër interaktiv duhet të bëhen nga komunitetet dhe organizatat që praktikojnë dhe janë njohëse të  TKJ.

Ne inkurajojmë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme!

Tregoni respekt për diversitetin, larminë dhe nuancat e traditave.

Theksoni momente të TKJ në ndryshim dhe kushtoini vëmendje llojeve të ndryshme të së njëjtës trashëgimi.

Merrni në konsideratë grupet e papërfaqësuara më parë.

Shmangni supozimet stereotipike.

Jepini shikueshmëri praktikave të mira në fushën e TKJ.

Regjistrimit dhe intervistimit mund t’u përgjigjeni shqip, ose në rastin e pakicave kombëtare, në gjuhën e tyre.