Vallet e Lunxhërisë
Vallet e Lunxhërisë

Vallja “Lunxhëri plot lezete” ka lindur më 1978  në FFK Gjirokastër, në edicionin e tretë. Teksti u bazua mbi këngën popullore tradicionale të kënduar në valle nëpër dasma e gëzime familjare me këtë tekst.

Titulli:-Hajt të dalim në baçe.

Refreni :

Duart o me merxhane

Gjoksin o plot gjerdane

Cfarë të bëjmë në barçe

Të mbledhim trandafile

Ç’i do ato trandafiletë

Të gënjej ata bandillë

Varianti 2

Moj çi do trandafiletë

Trandafile je ti vetë

Eja vajzë të shkojmë jetë

Vallja ekzekutohet nga valltarët me ritëm të kënaqshëm. Muzika shoqëruese, u jep mundësi valltarëve të shpalosin vlera të një kërcimi elegant e plot finesë.

Sot vallja këndohet edhe me një tekst të ri :

Ç’nur që ka vallja lunxhote

Lunxhëri plot lezete

Ç’bukuri ke mbi vete

Kodrat e tua pa shoqe

Refren:

Ujrat o këngë mali

Derdhen o si kristali

Mbushur me zërat e zogje

Refren

Lunxhëri moj e mira

Mbushur o plot stolira

Djem e vajza si lastarë

E kënduar e kërcyer nga djem e vajza të krahinës kënga bëri jehonë të madhe. Prej tetorit të vitit 1978 u dëgjua të këndohej nëpër rrugët e qytetit të Gjirokastrës dhe mori vlerësimin “Laureart i FFK Gjirokastër 1978”

Që nga ajo kohë u bë himni i valleve të kënduara kudo e kurdoherë në krahinën e Lunxhërisë dhe më gjerë. Në çdo dasëm e gosti festë a panair, nga mosha të ndryshme, gjer tek nxënësit e shkollave do ta dëgjosh të kënduar e të kërcyer.

Eskluziviteti i plot i ka mbetur ansamblit folklorik  “Lunxhëria” që e prezanton në të gjitha skenat brënda vëndit si dhe në Ballkan dhe Evropë.

Zakonisht kjo valle, kërcehet mikse, vajza dhe djem. Bukurinë elegancën, madhështinë valles, ia shtojnë kostumet e rralla të vajzave lunxhote dhe djemtë me fustanella. Kjo valle-këngë, është hedhur në pentagram dhe është botuar në librat dhe tekstet e muzikës në shkollat 9-vjecare si model i ritmit dhe melodisë.