Saraçi është zanati që meret me prodhimin artisanal të paisjeve per kuaj, shala, kapistall, freri etj. Por zanati i saraçit me ndryshimin e menyrës së jetesës dhe të realitetit, për shkak të pakësimit të numrit të kuajve është prshtatur dhe prodhon gjithashtu, paisje gjuetie, paisje bujqësore dhe blegtorale.
Prodhimi i shalës së kalit kalon në disa proçese : Skicimi sipas dimensionit, prerja e lëkurës, prerja e pjesëve të dyshekut të shalës (Tekstil pambuku), qepja e elementeve me dorë dhe makinë me spango të fortë, montimi i të gjitha pjesëve sipas rendit.
Prodhimi i frerit dhe i ullarit (pjesa e rripave të fytyrës) së kalit, ka dy lloje elementesh për kalë karroce dhe kalë shale. Proçesi fillon me skicimi sipas dimensionit të kafshës dhe sipas modelit të porositësit, prerja e lëkurës sipas formës së paracaktuar, montimi i elementeve me perçina dhe qepje.
Prodhimi i kompletit për karrocë transporti. Proçesi fillon me skicimin sipas dimensionit, prerjen e dozinave dhe montimin, prodhimin e kularit në dru dhe veshja në tekstil, prodhimin e jastëkut dhe veshja me tekstil pambuku për qafën e kalit, prodhimin e shalës si i përshkruar më sipër së bashku me nënbarkun, prodhimi i bethicës (koshak, shpinore)
Kompleti i gjuetisë: Proçesi fillon me gjerdanin e gjuetisë me lëkurë të trashë dhe ka 33 fole fishekësh, çanta (hejbe) e gjojës (gjuetisë) e prodhuar në lëkurë dhe me rrjete të jashtme tekstili. këllëfi i çiftes i prodhuar në lëkurë sipas dimensioneve të armës, mbrojtëse e kërcirit. Lëkura punohet në të gjitha rastet, e lagur, për lehtësi dhe formësim sa më të saktë.