Praktika shoqërore, rituale dhe festa
Ritualet, festimet dhe praktikat janë tradita të rëndësishme që strukturojnë jetën e komuniteteve. Praktikat dhe ritualet ndahen me të tjerët dhe ndihmojnë në forcimin e identitetit. Ato janë të ndërthurura ngushtë me botëkuptimet e komuniteteve dhe të kuptuarit e historisë së tyre. Praktikat, ritualet dhe festat mund të jenë për shkak të ndryshimit të stinëve, një fazë e jetës së një personi ose ngjarje të rëndësishme bujqësore apo blegtorale. Ato mund të jenë trashëgimia e përbashkët e një kombi ose një traditë e kaluar brez pas brezi në një komunitet të vogël.
Traditat janë pasuri shpirtërore, pikëpamje, zakone, virtyte etj., që janë formuar historikisht në jetën e një populli dhe që ruhen, trashëgohen e zhvillohen më tej si një thesar i çmuar nga njëri brez në tjetrin.
Zakoni është një rregull i lindur historikisht i sjelljes që riprodhohet në çdo grup shoqëror ose shoqëri dhe bëhet i zakonshëm për anëtarët e tij. Një zakon bazohet në një model të detajuar veprimesh në një situatë specifike, për shembull, si të trajtohen anëtarët e familjes, si të zgjidhen konfliktet, si të ndërtohen marrëdhënie tregëtie, etj. Zakonet më të vjetra shpesh zëvendësohen me kalimin e kohës nga të reja, më shumë në përputhje me kërkesat e kohës.
Loja është një karakteristikë themelore e njerëzve dhe është e pranishme në të gjitha kulturat dhe idetë. Loja është mënyra se si fëmijët mësojnë natyrshëm, por nuk kufizohet vetëm tek fëmijët, por tek të gjitha moshat.